Anetaret e rinj te Asamblese Kombetare do te zgjidhen me votim te fshehte
Asambleja Kombetare e Partise Socialiste qe nga dita e sotme do te jete nje forum partiak me perberje dhe mandat te ri. Per rrjedhoje edhe kryesia e saj pritet te rinovohet nisur nga fakti se reforma organizative e parashtruar ne mbledhjen e fundit te AK-se parashikon ndryshime edhe ne perberjen e organit vendimmarres socialist. Keshtu ne ndryshim nga me pare Asambleja do te perbehet nga anetare te votuar ne menyre te fshehte nga Kongresi ne nje numer qe kalon ata te cilet jane pjese e saj per shkak te detyres. Te kjo kategori e dyte propozohet qe te perfshihen edhe kryetaret socialiste te bashkive qe jane qender qarku. Ne total numri i anetareve te Asamblese Kombetare shkon ne 200 ku numerikisht roli i deputeteve ulet dukshem. Gjithsesi per te arritur deri ne kete pike Kongresi duhet qe paraprakisht te miratoje vete ndryshimet ne Statutin e PS-se e mandej te formalizoje dispozitat e tij. Ketu ka rendesi te madhe votimi qe do te kryhet pasi me ane te tij mund te lexohet koniunktura e brendshme e PS-se qe se fundmi po ruan ne heshtje problemin e rinovimit te forumeve qe me tej dikton vendime kapitale sic eshte lista e deputeteve ne vitin 2013. Me Asamblene e Re dhe raportet brenda saj do te vije dhe kryesia e cila do te adoptoje nje parim te ri pune duke u ndare ne sektore dhe njesi tematike dhe territoriale. Nisur nga disa veprime me karakter politik qe paraprine kongresin duhet thene se sot hapet rruga per te vleresuar se ne cilin drejtim do te levize PS-ja ne kuptim te institucioneve te saj dhe ekuilibrit qe sot eshte stabilizuar ne disa emra drejtuesish. Keshtu Kongresi sikunder edhe votimi do te jape nje pergjigje sado periferike per kuptimin e takimit Rama-Blushi pra nese ka nje dakordesi per qetesim mes tyre apo nje marreveshje per bashkepunim. Ne kete drejtim opsionet mbeten te hapur edhe pse Ben Blushi ka ne pervojen e vet detyra me pergjegjesi politike si kryetar i Grupit Parlamentar apo edhe sekretar politik. Nga kjo pikepamje por edhe nisur nga ekuilibri i ri qe kreu socialist po kerkon pritet te shihet edhe nese roli dhe pesha e Gramoz Rucit do te mbetet po ajo qe ka qene deri me sot. Levizja e Mendimit Ndryshe eshte nje opsion qe me gjase ka nje koniunkture te pershtatshme relativisht e qe do ti lejoje jo vetem mbijetesen por edhe nje mbeshtetje nga ata faktore qe mund te mbeten te pakenaqur. Keshtu projekti socialist ende pa nisur Kongresi vuan nga mbeshtetja jo e plote nje simptome tradicionale tanime.