Kontrata në Arabi, ministri suedez i Mbrojtjes jep dorëheqjen
Ministri suedez i Mbrojtjes, Sten Tolgfors, dha dje dorëheqjen pas disa javësh diskutimi e debati mbi një kontratë me Arabinë Saudite për të ndërtuar një uzinë armësh. Sot kam vendosur të shkarkoj nga detyra ministrin Sten Tolgfors, pas kërkesës së tij për dorëheqje, tha Kryeministri Fredrik Reinfeldt, në një konferencë për shtyp. Skandali i kontratës ndodhi pas një lajmi të publikuar në radion suedeze publike SR javën e parë të marsit, kur agjencia suedeze e kërkimit të mbrojtjes FOI kishte krijuar një shoqëri sekrete për të fshehur përfshirjen e saj dhe atë të qeverisë në Projekt Simoon pesë vite më parë. Në kontratë përfshihej ndërtimi në Arabinë Saudite të një uzine armësh për të prodhuar raketa antitank.