E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA konfirmon 16 ambasadorë, në Kosovë Trejsi En Xhejkobson

Senati i Shteteve të Bashkuara i ka konfirmuar ambasadorët amerikanë në 16 vende, përfshirë edhe Kosovën.
Janë konfirmuar edhe ambasadorët e rinj amerikanë në Barbados, Komboxhë, Indi, Kroaci, Estoni, Gjeorgji, Haiti, Letoni, Libi, Maltë, Nikaragua, Panama, Togo, Tunizi dhe Uruguaj.
 

Ambasadore e re e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të jetë Trejsi En Xhejkobson, e cila kishte shërbyer në këtë pozicion në Turkmeni dhe në Taxhikistan.
 

Zonja Xhejkobson, një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, së fundit ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).
 

Ajo ka shërbyer edhe si zëvendës sekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera.
 

Aktualisht, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë është Kristofer Dell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›