E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ligjet e antipornografisë, Indonezia do të ndalojë minifundet

Indonezia po përgatitet të ndalojë mbajtjen e minifundeve, të përfshirë në projektligjet e reja kundër pornografisë, sepse ato i detyrojnë burrat të bëjnë gjëra. Ministri i çështjeve fetare në vendin islamik tha se një nga konsideratat e pikëpamjeve të tij mbi atë që mund të konsiderohet pornografike, është kur dikush vesh një fustan mbi gju. Ministri Suryadharma Ali ka nisur luftën kundër minifundeve sapo u caktua në Task-Forcën e Indonezisë kundër pornografisë në fillim të këtij muaji. Presidenti Susilo Bambang Yudhoyono formoi Task-Forcën kundër pornografisë në një përpjekje për ta eliminuar atë nga shoqëria në vendin që përbën 12 për qind të të gjithë popullsisë islamike në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›