E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, vdes adoleshentja e dhunuar nga djemtë e politikanëve

Një 18-vjeçare nga Ukraina, Oksana Makar, vdiq dje në spital duke provokuar protesta të femrave që kërkonin vdekje sadistëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, pak javë pasi u sulmua seksualisht në mënyrë brutale dhe më pas iu vu flaka nga tre të rinj, dy prej të cilëve djemtë e njerëzve më të fuqishëm të Ukrainës, sipas BBC-së. Tre meshkujt fillimisht e kanë përdhunuar vajzën më 8 mars dhe më pas e kanë torturuar duke tentuar ta mbysin. Në fund i kanë vënë flakën dhe trupin e saj e kishin braktisur në një kantier ndërtimi. Vajza u gjet një ditë më pas dhe u dërgua në spital, pasi i ishte djegur rreth 55 për qind e trupit. Mjekët i kishin amputuar këmbën dhe dorën e djathtë nga plagët. Tre meshkujt u arrestuan, por dy prej tyre kishin prindërit figura të njohura politike dhe u lanë të lirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›