E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri u vë syrin pronave të reparteve ushtarakeNga Antena brenda familjesSandri ka vendosur që në muajt në vazhdim të merret me pronat e reparteve ushtarake. Sipas një studimi që ai ka bërë, i ka rezultuar se repartet ushtarake në Shqipëri janë në v

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri u vë syrin pronave të reparteve ushtarakeNga Antena brenda familjes

Sandri ka vendosur që në muajt në vazhdim të merret me pronat e reparteve ushtarake. Sipas një studimi që ai ka bërë, i ka rezultuar se repartet ushtarake në Shqipëri janë në vendet më të mira të mundshme për turizëm dhe ndërtim. Pikat më të bukura turistike, nga Velipoja në Ksamil, janë reparte ushtarake. Ideja për t’i marrë ato, ka kohë që është ngjizur. Për këtë Sandri fillimisht përdori Fevziun. Sa herë që shkonin bashkë te doktori, Sandri porosiste Fevziun ta hapte këtë muhabetin e tokave të reparteve ushtarake. Dhe Fevziu e bëri zakon këtë punë. Sa herë që uleshin te doktori, fillonte:

- Doktor, shumë skandal është kjo punë e reparteve ushtarake mo burrë. Mbajnë pronat më të mira kot. Dhe ça na duhen këto reparte tani, s’e marr vesh. I kam thënë dhe këtij Mediut, po ai thotë: “Ka shumë burokraci.”

- Blendi, do bëjmë diçka, ke të drejtë në fakt, po dhe nuk e dimë ende të kujt janë, se kemi frikë mos bëhet ndonjë spekulim.

- Po jo doktor, se dihet të kujt janë. Se ja, Rinasin e kam të gjithin unë për shembull. Dhe te Kepi i Rodonit kam një pjesë, ma ka zënë reparti. Dhe këtej nga Linza kam një pjesë të madhe, e ka zënë reparti. ǒtë të them, vetëm reparte gjithandej. Po ka dhe të tjerë si unë doktor. Nejse, s’e kisha për vete.

Në këto raste ndërhynte Sandri, që bënte sikur e dëgjonte për herë të parë.

- Kjo qenka skandal doktor, po është e vërtetë. Se më tha dhe Zamiri një ditë, se ai ka parë nëpër botë. “Nuk ka reparte ushtarake në vende turistike”, - tha. Se ra muhabeti një ditë, po bënim studimin e kësaj zonës në Kune, në Lezhë. Ishte një repart ushtarak, ishte brenda planit të studiuar për turizëm, kurse tokën që kam unë aty, nja 70 hektarë, e kishin lënë jashtë studimit.

- Po ti Sandër, ke tokë në Kune?

- Po doktor, kam nja 70 hektarë. Se e kam bashkë me Zamirin. Ia blemë njërit në fakt, ia blemë lirë, se ishte në hall i shkreti. Donin t’i bënin një padrejtësi, t’ia hiqnin tokën, se i thoshin e ke me vendim gjyqi fakti. Ia pashë letrat, i kishte në rregull. I thashë, ti s’e mbron dot këtë tokë. I dhamë ca lekë dhe na e dha. Tani duhet ta fusim në plan urbanistik se s’bën, se na kanë nxjerrë jashtë zonë. I thashë Mediut, më bëri urgjent ai tani se është ministër Mjedisi një letër që na takon. Ja po presim KKRT.

- Sandër, se ma bëtë rrëmujë tani, doni tokë repartesh apo keni marrë tokë nga fshatarët me të lirë…?

- Jo doktor, Fevziu ka toka në reparte, unë kam toka plot, kam të mijat. Kam 45 hektarë në Dajt, 70 hektarë në Kune, në Lezhë. Aq sa do kem, se s’kemi qenë familje shumë e pasur.

- Dakord Sandër, po kjo puna e reparteve ushtarake duhet parë. Duhet pyetur ky Imami ç’të bëjmë me këtë punë. Ai në fakt nuk është se është i pazoti, mund të japë një zgjidhje për këtë. Dhe Fatmiri atëherë u mundua shumë në fakt, pasi më kujtohet që i kërkoi Fazlliçi një repart këtej nga Linza. Nuk di në fakt, a e mori, a jo, po Damiri s’ma ka zënë më në gojë.

- Është problem i madh ajo doktor, është skandal, ka të drejtë Fevziu. Duhet të bësh një VKM për ato, të thjeshtohet puna. T’i vihet në dispozicion pronarëve ose me VKM t’u jepet direkt pronarëve, pa Agjencinë e Kthimit të Pronave.

- Sandër, ke të drejtë, diçka do bëjmë. Në fakt, ke të drejtë, se ato duhen shitur një orë e më parë. Jo, jo, ke të drejtë shumë, kupton apo jo? Do t’i shesim ato. Shiko lidhu me Ben Imamin se si mund të bëhet baza ligjore për këtë.

- E kam bërë doktor, s’e kam fol me juristë, e kam gati. Po deshe ta çoj me e-mail. Madje, ja, kam dhe një kopje këtu…

- A, shumë mirë, lëre aty, se po e përdor si memo, t’ia jap Imamit. Se u bë gangrenë kjo puna e tokave.

- Lëre mos e pyet. Po më thoshte Glori sot, ç’ka hequr dje në Borsh. Nuk e lënë as të rrethojë tokën e vet. Mos e pyet. Ka dhe aty repart ushtarak doktor?

- Jo, në fakt aty ka një kala të vjetër, po më thoshte dhëndri një ditë që është shumë e bukur. Më tha ta ndihmoja t’i bënim një rrugë për aty. Mirë, i thashë, thirra Sokolin i thashë të bëhet urgjent rruga për në Kala të Borshit. “Po ç’e do, - tha, - se s’ka njeri aty.” Do ketë, po nuk ka, i thashë dhe nisëm rrugën. Tani, më tha dhëndri: “Jam shumë i kënaqur”, se po bën dhe një studim për mjedisin aty, ta shikojë a ia vlen të bëhet ndonjë hotel aty a jo. Por ke të drejtë shumë. S’duhet t’i lëmë ato toka djerrë në reparte, duhen shitur ato.

- Po pra doktor, duhen shitur. Gjejmë ne blerës sa të duash. Dhe po s’pati, i blejmë vetë, se kaq sakrificë do ta bëjmë ne për pushtetin. Se kam fol dhe me Gimen dhe Zamirin, gati janë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›