MB: Masa për përballimin e përmbytjeve
Kjo ministri bën me dije se atrukturat e emergjencave civile dhe strukturat e Policisë së Shtetit në koordinim me strukturat e pushtetit vendor të të gjitha niveleve po japin ndihmën e nevojshme për çdo rast problematik.
Shtabet e emergjencës nën drejtimin e prefektëve në çdo qark të vendit po evidentojnë dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe janë në kontroll të plotë të situatës duke informuar dhe koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me Ministrinë e Brendshme.
Ministri i Brendshme ka publikuar edhe situatën në çdo qark të vendit. Më poshtë po japim të plotë gjendjen në të gjitha zonat e vendit.
Qarku Shkodër- Situatë problematike në Shkodër mbetet aksi rrugor që lidh Shkodrën me Dukagjinin,në vendin e quajtur Lotaj, si rezultat i shembjes së dheut në një gjatësi 80 metra. Situata e krijuar për shkak të ujërave në tokën bujqësore në këtë qark është në përmirësim të vazhdueshëm. Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë.
Qarku Lezhë - Si rezultat i reshjeve në një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore, kemi prezencë uji,vecanarisht në fshatin Barbullojë, Komuna Kolsh. Të shtatë hidrovorët në këtë qark punojnë pa ndërprerje. Shtabi i Emergjencave Civile po e ndjek situatën me përparësi. Qarkullimi rrugor në rrugët nacionale nuk ka asnjë problem.
Qarku Durrës - Situata në qarkun e Durrësit, ka ardhur drejt përmirësimit. Gjatë gjithë ditës makinat zjarrfikëse kanë punuar në zonën e plazhit për largimin e ujit nga banesat. Shtabi i Emergjencave Civile është në ndjekje të problemeve.
Qarku Vlorë - Situata paraqitet pa probleme. Shtabi i Emergjencave Civile po ndjek dhe monitoron situatën e lumit Vjosa, për nivelin e ujit.
Qarku Korçë - Nga reshjet e këtyre ditëve edhe në qarkun e Korcës, janë paraqitur disa probleme, kryesisht dalje të ujërave në segmente të ndryshme të rrugëve, por ato janë eleminuar me shpejtësi. Për momentin është problem ngritja e nivelit të ujit në lumin Devoll. Për mbajtjen nën kontoll të situatës, grupi i punës ka mbyllur portat në portbarazhin e Sovjanit, për të mos lejuar futjen e ujit nga lumi Devoll në Kolektorin e Sovjanit.
Qarku i Fierit - Rritja e lartë e nivelit të lumit Vjosa ka influencuar në rritjen e nivelit të ujit në të gjithë rrjetin e kanalizimeve, duke shkaktuar përmbytje në toka bujqësore dhe duke krijuar rrezik në disa fshatra edhe për përmbytje të disa banesave të veçuara.
Shtabi i Emergjencës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut dje në mbrëmje e shpalli situatën emergjente dhe përcaktoi detyrat për të gjitha strukturat përkatëse për të përballuar situatën dhe shmangur rrezikun nga përmbytja e zonës që shtrihet përgjatë lumit Vjosë. Grupe të posaçme pune u vendosën përgjatë Vjosës për të përballuar situatën.
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës u evidentuan dalje të lumit në tokë bujqësore në Kutë, Tojkan dhe Hambar të Komunës Cakran, Kashishtë dhe Çerven të Komunës Frakull dhe Ferras e Poro të Komunës Levan.
Në Çerven, Kashisht dhe Poro u evidentuan edhe përmbytje të disa oborreve të shtëpive. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm u bë evakuimi i tre familjeve në Çerven nga forcat policore dhe FNSH.
Sot në mesditë ka rënie të nivelit të ujit në lumin Vjosa dhe për shkak të ndërprerjes së reshjeve pritet përmirësimi i situatës. Të gjitha strukturat, por sidomos strukturat policore dhe bordet e kullimit kanë vepruar me të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme. Për të ndjekur nga afër zgjidhjen e problemeve të krijuara, në këtë qark kanë shkuar Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Z. Alfred Olli.