E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH nis negociatat me studentët grevistë

Një grup nga kjo ministri së bashku me Rektorin e Universitetit Bujqësor po negociojnë me studentët grevistë që kërkojnë të ndjekin ciklin e dytë të studimeve në UBT.

Negociata e nisur synon bindjen e studentëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për të mbyllur grevën e urisë së 15 studentëvë të fakultetit te Ekonomi- Agrobiznesit ne Universitetin Bujqesor te Tiranës, të cilët kane hyrë në ditën e tetë të grevës së urisë. Studentët kanë paralajmëruar se nëse nuk i jepet e drejta për studim atëherë të gjithë ato do të hyjnë në grevë urie në koridoret e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Studentët e grevës së urisë nuk kanë mesataren e kërkuar nga fakulteti, e cila duhet të jetë mbi 7, ndërkohë që në bazë të sistemit të Bolonjës, ata kanë plotësuar kuotën e 180 krediteve për të ndjekur ciklin dyvjeçar. Por, këta studentë nuk i pengon vetëm mesatarja e ulët, por edhe kuotat e pakta që janë dhënë për ciklin e dytë të studimeve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›