Specialistët: Të merret vaksina kundër gripit sezonal
"Laboratori i shëndetit publik është duke evidentuar raste me grip sezonal dhe ne kemi vërejtur se në publik ka paqartësi lidhur me përdorimin e vaksinës së gripit sezonal dhe kohën e përdorimit të saj", tha Ylli.
Sipas tij, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon me forcë përdorimin e vaksinës për një sërë grupesh që konsiderohen në risk, si fëmijët e vegjël, gratë shtatzana, të sëmurët kronikë, të moshuarit apo dhe personat mbi 55 vjeç, personat që kujdesen për të tjerë me risk të lartë, sikurse punonjësit e shëndetësisë, apo prindërit e fëmijëve të vegjël, etj.
"Qytetarët janë të këshilluar ta përdorin këtë mundësi për parandalimin e gripit sezonal, i cili deri tani tregon se është po aq i rrezikshëm nga pikëpamja e komplikacioneve sa dhe nga gripi i ri pandemik A (H1N1)", theksoi Ylli. Ndërsa, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero theksoi se "rastet në nevojë, të domosdoshme për ta aplikuar këtë vaksinë kundër gripit sezonal, duhet ta marrin atë në mënyrë që gripi A (H1N1) të mos mbivendoset mbi një influencë stinore, apo e kundërta".
Aktualisht, koha në të cilën ndodhemi (muaji nëntor), si dhe dy muajt në vazhdim, janë mjaft të përshtatshëm për kryerjen e vaksinës kundër gripit sezonal. Të dhënat e ISHP-së tregojnë se vitet e fundit, piku i qarkullimit të virusit sezonal ka qenë muaji shkurt. "Stina e gripit", sipas specialistëve, është stina e ftohtë e vitit, periudha janar-prill, e cila fillesën e saj e ka në muajin nëntor/dhjetor të vitit paraardhës.
Vaksina kundër gripit sezonal mund të aplikohet nga çdo person, përfshi gratë shtatzana, por këshillohet veçanërisht tek disa grupe të popullatës, për arsye të riskut më të lartë për komplikacione nga gripi. Personat që u rekomandohet të vaksinohen çdo vit janë fëmijët mbi 6 muajsh, që frekuentojnë çerdhe, kopshte dhe shkolla, personat mbi 60 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, zemrës, veshkave, etj. Ndër personat që duhet të vaksinohen çdo vit janë dhe personeli i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, si dhe personeli që punon në stabilimentet e shpendëve.