Kontratë e re për Mascheranon

Javier Mascherano është pranë vazhdimit të kontratës me Barcelonën, ka njoftuar e përditshmja sportive katalan Sport.
Mesfushori argjentinas është shndërruar në një prej futbollistëve kryesor të Barcelonës pas transferimit në klub nga Liverpooli në verën e vitit 2010 për 22 milionë euro.
Gjiganti katalan thuhet se ka vendosur ti ofrojë Mascheranos kontratë të re dyvjeçare. Ajo aktualja vlen deri në verën e vitit 2014. Në rast të finalizimit të marrëveshjes, Mascherano do ti jap fund spekulimeve rreth largimit të tij nga Barcelona.