Milani, sulm për Tevez, Tiago firmos zyrtarisht
ITALI- Tani nuk ka më asnjë dyshim: sot në orën 18.45, Milani bëri të ditur nëpërmjet një komunikate se ka shitur Tiago Silvën te Paris Sent Zhermen për shifrën e 42 milionë eurove.
Ndërkohë, mbetet vetëm firma për Zllatan Ibrahimoviç, që gjithashtu do të jetë pjesë e klubit francez. Pas kësaj Milani ka nisur punën për gjetjen e zëvendësuesve. Galiani ka darkuar me përfaqësuesin e mbrojtësit të Portos Rolando, ndërsa nesër pritet që të ketë një “blitz” në Mançester për të firmosur me Karlos Tevez.
(m.a/a.latifi/BalkanWeb)