E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger “ngrin” Van Persin: Ofertë 8 mln euro në sezon

ANGLI- Arsen Venger ka luajtur kartën e fundit për të bindur Robin Van Persin që të rinovojë kontratën me Arsenalin. Trajneri francez i ka ofruar një kontratë të re, prej 8 milionë eurosh pagë neto në vit sulmuesit holandez. 

Sipas drejtuesve të “Topçinjve”, ideja e Van Persit për t’u larguar lidhet pikërisht me një lojë të agjentëve të tij për t’i rritur rrogën, gjë që tashmë ia ofron edhe Arsenali. Kontrata e ofruar ka trembur edhe Mançester Sitin e Barcelonën, që ishin ofruar për të blerë sulmuesin.
(m.a/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›