E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, refuzohet për Vidalin

Juventus ka refuzuar një ofertë nga Paris Saint-Germain për mesfushorin Arturo Vidal. Sipas Corriere dello Sport, gjiganti francez ofroi 25 milionë euro për yllin kilian.

Por, kampioni i Italisë, Juventus menjëherë refuzoi ofertën për futbollistin i cilin e bleu verën e shkuar nga Bayer Leverkusen për 10.5 milionë euro. Vidal konsiderohet si futbollist shumë i rëndësishëm për Bianconerët ndërsa më herët ishte spekuluar si objektiv i Real Madridit.

PSG ka bërë përforcime të mëdha për edicionin e ri duke angazhuar Ezequiel Lavezzin, Thiago Silvan kurse është afër blerjes së Zlatan Ibrahimoviçit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›