E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski shpreson në qëndrimin e Van Persiet

Përforcimi i ri i Arsenalit, Lukas Podolski shpreson se Robin van Persie do të qëndrojë në klub pavarësisht se ka njoftuar se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij në Emirates.

Sulmuesi gjerman iu bashkua gjigantit londinez gjatë kësaj vere nga Koln në marrëveshje me vlerë prej 10 milionë funtesh. Podolski shpreson të luajë me holandezin.

“Krejt çka mund të them është se Van Persie pati bilanc të shkëlqyeshëm sezonin e kaluar dhe shpresoj se ekziston një mënyrë që ai të mbetet në Arsenal. Kam dëshirë të luaj me të”, deklaroi Podolski për ESPN.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›