Kontributet e sigurimeve shoqerore, nuk ndryshojne pagesat
Asnje prej te punesuarve ne sektorin privat apo shteteror nuk duhet te shqetesohet per rritje te mases se kontributeve te sigurimeve shoqerore. Vetem nje dite pas vendimit te qeverise, per pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka garantuar qytetaret se asgje nuk do te ndryshoje ne te ardhurat e tyre mujore. Ne nje deklarate per shtyp, te mbajtur dje, nendrejtori i Pergjithshem i ISSH-se, Astrit Hado, deklaroi se norma e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore eshte e njejte, pra 32.9 per qind ne muaj. "Dua te theksoj se vlera e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore eshte e njejte. Ne vendimin e qeverise eshte vendosur vetem rritja e pages minimale se te vetepunesuarit per ne masen 14830 dhe kjo rritje eshte bere per efekt te llogaritjes se kontributit te sigurimeve shoqerore e shendetesore". Keshtu, duke filluar nga data 1 korrik, nese je i vetepunesuar atehere do te paguash kontributet me norme te ndryshuar. Megjithate, ky ndryshim nuk prek nivelin e sigurimeve ne sektorin privat apo shteteror, ku niveli i pagave minimale ishte dhe ka mbetur 17 mije leke. Lidhur me kete ceshtje, Hado theksoi se "ndryshimi i mases se pages minimale per efekt kontributesh eshte nje element periodik dhe dinamik ne varesi te procesit te rritjes se pagave ne shkalle vendi". Pra, gjithcka ka ecur me kete raport, por, gjithsesi, e rendesishme eshte qe asnje prej kategorive te te punesuarve nuk do te shtoje pagesat per llogari te kontributeve.
Masat
Sipas vendimit te qeverise, duke filluar nga data 1 korrik kontributi i detyrueshem per sigurimet shoqerore dhe shendetesore per te punesuarin eshte 32.9 per qind e pages bruto mujore. Kjo llogaritet sipas liste-pageses, ku pjesa e punedhenesit te jete 21.7 per qind dhe pjesa e te punesuarit 11.2 per qind
Masat
Sipas vendimit te qeverise, duke filluar nga data 1 korrik kontributi i detyrueshem per sigurimet shoqerore dhe shendetesore per te punesuarin eshte 32.9 per qind e pages bruto mujore. Kjo llogaritet sipas liste-pageses, ku pjesa e punedhenesit te jete 21.7 per qind dhe pjesa e te punesuarit 11.2 per qind