Kontributet, liste e re per sherbime "luksi"
Rimbursimi i barnave pritet te kete dy skema. Pervec asaj ekzistuese, 80 per qind e se ciles e rimbursojne pensionistet, veteranet, invalidet etj., Instituti i Kujdesit dhe Sigurimeve Shendetesore propozon edhe nje skeme te dyte, e cila do te jete me kontribut nga pacientet. Me konkretisht behet fjale per nje lloj tjeter kontributi, qe lidhet me sherbimet e "luksit", per shembull operacionet plastike, etj. Keshtu, kontributi do te jete i dyanshem, edhe nga ISKSH edhe nga pacientet. Mesohet se deri tani eshte perfunduar drafti per te pasur me shume se 1 liste barnash. Ky propozim eshte ne fakt edhe propozimi zyrtar i Bankes Boterore. Ideja eshte qe te jete nje liste barnash baze, e cila do te mbulohet 100 per qind nga ISKSH per shtresat ne nevoje dhe te kete nje liste alternative, e cila te jete me bashkepagese mes ISKSH dhe pacientit. Kjo skeme do te mundesoje uljen e ndjeshme te abuzimeve dhe do te siguroje transparence te plote, por do te krijoje mundesi per futjen e me shume barnave te reja dhe cilesore ne liste, te cilat do te bashkepaguhen. Megjithate, vendimmarrja per kete propozim nuk i takon Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, por strukturave te tjera. ISKSH ben vetem propozimin. Sipas pjesemarresve ne takimin e djeshem, te gjitha spitalet e vendit duhet te ndjekin shembullin e spitalit te Durresit, i cili eshte i perfshire ne skemen e sigurimeve shendetesore, ne kuader te nje projekti pilot. Kjo do te thote qe nese spitalet do te perfshihen ne skeme, cdo sherbim do te kete cmimet e tyre, ndersa pacientet e siguruar do te paguajne vetem 10 per qind te kostos. Pikerisht ne kete menyre funksionon spitali i qytetit bregdetar, shembull i cili pritet te ndiqet edhe ne spitalet e tjera te vendit.