E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Demontimi i pashmangshem 95 e municioneve jane mbi 40 vjet te vjetra

Tirane 2 nentor NOA - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami informoi sot komisionin parlamentar per Sigurine Kombetare ne nje seance degjimore pas kerkeses se nje grupi deputetesh te Partise Socialiste mbi gjendjen aktuale te demontimit te municioneve te teperta ne vendin tone.

Ai i informoi dhe i njohu te pranishmit me te gjitha procedurat e ndjekura deri me tani per procesin e asgjesimit te municioneve si dhe me punen masat dhe procedurat qe do te ndiqen ne vijimesi nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem.

Duke u nisur nga fakti se Shqiperia trashegoi nga sistemi i kaluar rreth 200 mije ton municione te teperta te cilat i sherbenin nje ushtrie tjeter me nje mision tjeter nga viti 1990 u pa jo vetem e domosdoshme por edhe e nevojshme qe ushtria qe ne kemi sot e cila eshte ne numer me e vogel teresisht profesioniste te clirohet nga kjo barre dhe rrezik permanent per vendin dhe rajonin. Por sigurisht kjo ushtri duhet riarmatosur duhet ripajisur me mjete logjistike te sofistikuara dhe te koheve te fundit tha ai.

Duke shtuar se sipas viteve te prodhimit sot ne depot tona ne kemi rreth 5 municione te vjetra ruse te prodhuara gjate viteve 1945-1960 municione te prodhimit kinez te cilat perkojne me vitet 1960-1970 dhe kapin shifren mbi 80 nderkohe kemi edhe municione te prodhuara nga fabrikat tona te cilat i perkasin viteve 1967-1992 dhe jane rreth 10. Keshtu qe rreth 95 e municioneve jane mbi 40 vjet te vjetra nderkohe qe mesatarja qe municionet te qendrojne ne nje gjendje te mire te pelqyeshme te shitshme te perdorshme dhe me siguri te plote teknike eshte me nje mesatare 20 vjecare beri me dije Imami.

Duke sqaruar ne kete aspekt se problematika jone eshte mosha e vjeter e municioneve dekompozimi i barutave dhe renia e parametrave teknike te tyre magazinimi i municioneve ne vite jo sipas standardeve mungesa e te dhenave te plota te gjendjes cilesore te tyre reduktimi i njesive te reparteve si dhe personeli ne planin e ri te perhapjes heqja nga struktura e FA-se e nje sere armesh dhe perqendrimi i depove te municioneve.

Sipas te dhenave qe paraqiti Imami ne vitin 1992 Forcat tona te Armatosura kishin rreth 194 mije ton municione ndersa ne vitet 2003-2008 jane asgjesuar 74 mije ton municione ne vitin 2008 jane vleresuar gjendje ne FA rreth 100 mije ton municione.

Per kompletimin e FA-se jane te nevojshme rreth 15 mije ton prej tyre keshtu qe diferenca prej 85 mije ton eshte nje diference per te cilen duhet gjetur zgjidhje. Zgjidhjet jane te kesaj natyre me asgjesim me demontim industrial shitje falje dhe perdorimi i tyre per qitje dhe stervitje tha ministri Imami.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33500-imami-demontimi-i-pashmangshem-95-e-municioneve-jane-mbi-40-vjet-te-vjetratitleImami Demontimi i pashmangshem 95 e municioneve jane mbi 40 vjet te vjetratheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›