E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontroll faktesh: Buxheti i 2012-ës, më keq se në 2005-ën?

Share

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim, vetëm me votat e mazhorances, projektin për buxhetin e shtetit për vitin 2012. Këtë buxhet Berisha e ka quajtur buxhetin më të madh të gjitha kohërave dhe që e mban borxhin shtetëror në nivelin 60% të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PBB), nga 72% që e kishte qeveria socialiste.  Por çna thonë faktet?

1-Sipas Economy Watch (http://www.economywatch.com/economic-statistics/country/Albania/year-2005/), borxhi shtetëror në vitin 2005 ishte në nivelin 58.2% të PBB-së, pra më poshtë se niveli aktual 60%. Ndërsa niveli 72% që përmend Berisha i përket vitit 2000

2-Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat e buxhetit të shtetit në 2012-ën do të jenë në nivelin 25.5 % të PBB-së. Ndërsa në vitin 2005 ishin në nivelin 25.1%.

3-Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet e buxhetit të shtetit në 2012-ën do të jenë në nivelin 28.5 % të PBB-së. Dhe në vitin 2005 ishin po në nivelin 28.5%.

3-Sipas Ministrisë së Financave, investimet publike të parashikuara në buxhetin e shtetit në 2012-ën do të jenë në nivelin 5 % të PBB-së. Dhe në vitin 2005 ishin po në nivelin 5%.

Të gjitha shifrat në projekt-buxhetin e 2012-ës bazohen në parashikimin se rritja reale ekonomike do të jetë në nivelin 4.3%. Në qoftë se rritja do të jetë 1%-1.5%, siç e parashikon tani FMN-ja dhe BERZH-i, shifrat e mësipërme do të jenë padyshim më të përkeqësuara. E.Zaloshnja

respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›