E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet para Kuvendit me hashash

TIRANË- Kapet në flagrancë në lulishten përpara Parlamentit me një sasi lënde të dyshuar si narkotike dhe arrestohet nga Policia një person me një sasi marijuane, i njohur si përdorues ndërsa dyshohet se do ta shiste mallin.


Oficerët e Antidrogës arrestuan në flagrancë Armando Dervishin, 29 vjeç, nga Berati dhe banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij nga oficerët e antidrogës, në lulishten pranë Kuvendit pasi i është gjetur një sasi prej 5 gram lëndë e dyshuar si kanabis sativa.


Sipas hetuesve të policisë së kryeqytetit, i arrestuari ka qenë person me precedentë të mëparshëm penale dhe i dënuar për vjedhje nga gjykata. Policia kishte informacione se 29- vjeçari me banim në Tiranë, mbante lëndën narkotike të fshehur në trup.


Pas shoqërimit të tij në policinë e kryeqytetit dhe marrjes së tij në pyetje policia ka arrestuar Dervishin me akuzën e prodhimit dhe posedimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë materialet hetimore në ngarkim të Armando Dervishit do t'i kalojnë Prokurorisë së kryeqyteti për këtë vepër penale, ndërsa gjatë ditës së sotme ai pritet të dalë për vlerësim mase para gjykatës së Tiranës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›