"Kontroll të gjitha ndërtimeve në zonat bregdetare për zbatimin e ligjit mbi derdhjen e ujërave të zeza Ndotja e detit, Mjedisi vë 250 gjoba Doshani: Problemi i ujërave të zeza do të zgjidhet në 2012
Pas dy vjetësh Ministria e Mjedisit pritet të zgjidhë përfundimisht problemin e derdhjes së ujërave të zeza në det.
Vetëm në verën e vitit 2012 pushuesit mund të shijojnë të qetë ditët në plazh, pa rrezikun e ndonjë infeksioni. Deklarata vjen nga drejtori i Kontrollit të Mjedisit, Alfred Deshati. Ai tha dje se për disa zona bregdetare do të kryhet verifikimi në bashkëpunim me inspektoratin vendor për të parë skemën e shkarkimit në lejen e ndërtimit. Të gjitha subjektet private, administratorët e pallateve shumëkatëshe, por edhe përfaqësuesit e Pushtetit Vendor, që kanë dhënë leje për ndërtimin e këtyre komplekseve, do t'i nënshtrohen një kontrolli të imët për të parë nëse e kanë zbatuar ligjin përsa i përket shkarkimeve të ujërave të zeza, përmes gropave septike. Edhe pse jemi në kulm të sezonit turistik, Drejtoria e Kontrollit të Mjedisit ka vendosur 245 gjoba, nga të cilat 41 janë vendosur në Durrës, ndërsa 51 të tjera në Vlorë, ku janë konstatuar dhjetëra subjekte, të cilat i shkarkojnë ujërat e zeza në det dhe jo në gropa septike, ashtu siç parashikohet në lejen e ndërtimit. "Pjesërisht më e ndotur është zona e Golemit dhe zona e Kavajës. Në Vlorë kemi një ndotje të jashtëzakonshme të plazhit përpara se të shkosh në pjesën e tunelit", - theksoi Deshati. Sipas tij, Ministria e Mjedisit në të gjithë vendin ka pezulluar 153 subjekte dhe ka theksuar se do të bëjë kallëzim penal për çdo person që sërish derdh ujërat e zeza në det. "Duke iu referuar problemit të ndotjes së mjedisit detar nga shkarkimet e ujërave të zeza, largimin publik dhe administrimin mjedisor të mbetjeve urbane, si dhe ndotjes akustike mbi nivelin kufi të zhurmës, po ju informojmë mbi punën e bërë dhe masat që janë marrë e do të merren për normalizimin e situatës mjedisore, ku janë konstatuar shkeljet ligjore", - tha Deshati. Për të dy kategoritë e objekteve, përkatësisht veprimtari tregtare dhe godina banimi, do punohet në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoriatin Sanitar Shtetëror, Inspektoriatin Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, si dhe me Organet e Pushtetit Vendor, me qëllimin e verifikimit nëse këto kategori objektesh i kanë funksionale gropat septike dhe në parametrat e lejuar, apo ato kryejnë shkarkime direkte të ujërave të zeza në det. "Për objektet tregtare që do të vazhdojnë shkarkimin e ujërave të zeza në det, nga organi shtetëror kompetent do bëhet bllokimi i veprimtarisë si dhe do dërgohet propozimi për heqje të licensës për ushtrimin e veprimtarisë përkatese në institucionin shteteror kompetent", - theksoi Alfred Deshati. Sipas tij, në rastet që do konstatohet se drejtuesit e Pushtetit Vendor me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimin dhe kolaudimin e objekteve që kryejnë shkarkime të ujërave të zeza në mjedisin detar, do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për marrjen e masave përkatëse ndaj tyre. Ndërsa për disa zona bregdetare ku ka ndërtime masive godinash banimi, do kryhet verifikimi në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar si dhe atë Vendor, nëse këto godina në lejen e ndërtimit e kanë të miratuar skemën e shkarkimit të ujërave të zeza me gropa septike dhe a është zbatuar ky kusht në ndërtimin e objektit.