E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja promocionale, “Birra Korça” ndan dhjetëra dhurata



Këtë verë nuk mjafton vetëm shija fantastike e "Birra Korça". Për më shumë adrenalinë dhe kënaqësi, kompania e birrës së parë shqiptare ka mbajtur premtimin e saj. Dhjetëra dhurata të lojës promocionale "Verë 2010" janë shpërndarë për të gjithë ata që janë bërë pjesë e saj. Vetëm javën e fundit fituesit kanë mundur të çojnë në shtëpitë e tyre televizorë, MP4, kuti me "Birra Korça", laptopë dhe aparatë fotografikë. U përkasin pjesës më të madhe të qyteteve të vendit që nga Tirana e deri në Sarandë. Gjithçka vetëm falë "Birra Korça". E në fakt loja vazhdon. Në dispozicion të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e fushatës argëtuese janë mbi 2500 dhurata. Ato do të mund të fitohen vetëm nëse krijohen "fjalët magjike". Fare thjesht. Loja ka në thelb "sfidën" për krijimin e "fjalëve magjike". Mjafton të konsumoni "Birra Korça" dhe poshtë tapës së shishes do të gjeni shkronja të ndryshme. Rregullat janë të thjeshta dhe të përcaktuara qartë. Nëse me shkronjat poshtë tapave që ju keni grumbulluar, arrini të formoni fjalë të tilla si "BIRRA KORçA", ju bëheni fitues i një udhëtimi çift në Egjipt; nëse formoni fjalën "KENAQëSI", ju automatikisht fitoni udhëtim fantastik çift në Turqi; nëse formoni fjalën "MUZIKë", ju fitoni një laptop; nëse formoni fjalën "SHIJE", ju fitoni një televizor LDC, pas fjalës "PARTY" fshihet një aparat fotografik, po kështu fjala "ALEGRI" është e barabartë me fitimin e një MP4 Player, ndërsa për fjalën "FUTBOLL", ju fitoni një kuti "Birra Korça" (24 shishe). Kompania "Birra Korça" ka menduar mënyrën më origjinale për t'iu argëtuar në këtë stinë, prandaj oferta për të luajtur dhe fituar është e hapur për të gjithë, mjafton të krijoni "kodin". Seria e dhuratave do të ketë një numër të konsiderueshëm udhëtimesh çift në Egjipt, udhëtime çift në Turqi, laptopë, televizorë LCD, aparate fotografikë, MP4 Player, kuti Birra Korça(24 shishe). Nëse doni të bëheni fituesi i njërës prej këtyre dhuratave, mjafton të luani me "Birra Korça", e vetmja birrë që ju ofron përveç cilësisë së shkëlqyer e freskisë në këto ditë të nxehta edhe argëtimin pa fund.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›