Kontrolle më të rrepta për mjekët

Dy institucionet marrin përsipër nëpërmjet këtij memorandumi, qe te kontrollohet rigorozisht personeli shëndetësor për zbatimin e Kodit te Etikes dhe Deontologjisë mjekësore, me synim ofrimin e një shërbimi profesional shëndetësor.
“Kur ne kontrollet e ushtruara, ISKSH dhe strukturat vartëse konstatojnë shkelje nga mjekët gjatë ushtrimit të profesionit, të papajtueshme me principet e Kodit te Etikes dhe Deontologjisë Mjekësore, marrin përsipër t`i rehatojnë ato ne Urdhrin e Mjekeve, i cili do te shqyrtoje dhe ndëshkojë këto raste në vartësi të shkeljeve përkatëse deri në heqjen e Licencës se ushtrimit te profesionit”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, pas nënshkrimit të memorandumit.
Presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Din Abazaj, u shpreh se bashkëpunimi me ISKSH ka qenë i vazhdueshëm, por tanimë merr formën e një bashkëpunimi institucional, falë të cilit do të evidentohet dhe merren masa për çdo rast. Dy institucionet do të ushtrojnë kontrolle të përbashkëta për rastet e korrupsionit në radhët e profesionisteve të shëndetit.
Gjithashtu në memorandum përcaktohet se dy institucionet angazhohen për të gjetur dhe aplikuar format me te përshtatshme për Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor, si edhe për të lehtësuar e mundësuar pjesëmarrjen sa më të gjerë të mjekëve në këto forma. ISKSH merr përsipër gjithashtu, të mos lejojë të punësohen ne institucionet shëndetësore, mjekë të cilët nuk janë të pajisur me Licencën e lëshuar nga Urdhri i Mjekut. /S.Ll/Start/
2011-12-19 13:03