E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, motosharra i merr jetën 18-vjeçarit

Viktima është shtetasi Naim Muneka, 18-vjeç, nga fshati Tregtan i rrethit të Hasit.

Ai ishte duke prerë drurë me motosharrë, teksa i ka shpëtuar nga duart duke i prerë fillimisht të dyja këmbët dhe më pas edhe pjesë të tjera të trupit, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja është parë nga persona të tjerë që ndodheshin për të njëjtën arsye në mal. Kanë qenë ata që kanë informuar policinë e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Prerja e lëndës drusore në të dy anët e kufirit është një fenomen i zakonshëm nga banorët e fshatrave  që ndodhën pranë kufirit Shqipëri–Kosovë. /Start/

                                                                                             2011-12-19 11:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›