Kontrolle për aktivitetin e peshkimit
Ruajtje të rezervave të peshkut në vend dhe shfrytëzim racional të tyre. Këto do të jenë pritshmëritë më të rëndësishme nga ligji i ri për peshkimin, i cili është sipas të gjitha standardeve të BE-së. Gjatë prezantimit të tij, dje ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, theksoi se potencialet e zhvillimit të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës në Shqipëri janë të mëdha Në mënyrë të domosdoshme duhet të konsideroj gjithë tregun e peshkimit, përfshirë atë europian dhe global, duke pasur parasysh që janë tregje shumë konservatore, por nga ana tjetër garantojnë potencialet tona për të rritur mundësitë e kapacitetet e përfshirjes në këtë treg peshkimi, tha Mediu. Duke u ndalur tek kontrolli i aktivitetit të peshkimit, ministri theksoi se për të pasur një peshkim modern, është i rëndësishëm edhe kontrolli i aktivitetit të peshkimit. Ky aktivitet shihet si një hallkë që garanton zbatimin e politikave menaxhuese. Pa një peshkim të rregulluar dhe një zbatim të rregullave të vendosura nuk mund të flitet për hartim të politikave mbështetëse.