Mat, pickohet nga gjarpri, jashtë rrezikut 20-vjeçarja
Pickohet nga gjarpri një vajzë 20-vjeçare sot në mesditë në fshatin Plani i Bardhë në Mat. 20-vjeçarja Esmeralda Lala është pickuar ndërsa po korrte bar.
Menjëherë është transportuar për në spitalin e Bulqizës për të marë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Sipas njoftimeve të policisë, vajza është pickuar në këmbën e majtë, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.