Kontrolle të rrepta në klinikat private për cilësinë
Kreu i kësaj ministrie, Petrit Vasili, bëri të ditur dje se do të ngrihet një Task Force, e cila do të bëjë kontrolle të rrepta në të gjitha klinikat shëndetësore private për cilësinë e shërbimit shëndetësor. Shkak për këtë vendim, sipas Vasilit, janë bërë ankesat e pacientëve, ku në privat iu është dhënë një sëmundje ndërsa në spitalin publik, këta pacient kanë pasur sëmundje tjetër.
“Ministria e Shëndetësisë, ka konstatuar, që herë pas here në klinikat publike vijnë raste të trajtuara në klinika apo shërbime private, ku jo gjithmonë standardi i shërbimit dhe diagnozës ka qenë ai i duhuri. I gjithë sistemi shëndetësor duhet të ketë një standard për monitorimin, vëzhgimin dhe vëmendje publike si për shërbimin shëndetësor publik që përballon peshën me të madhe në vend, ashtu dhe atë privat”, u shpreh Vasili.
Task Force do të përbëhet nga drejtues dhe specialistë të nivelit të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, emrat të njohur me autoritet shkencor pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, etj.