Punimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin në kryeqytet
Ekspertë të qarkullimit rrugor në policinë e Tiranës, thonë se sinjalistika e përkohshme e vendosur në sheshin "Skënderbej", është vendosur nga persona jo kompetentë, pa studiuar më parë rrymat e trafikut të të gjitha senseve të detyrueshme që çojnë automjetet drejt këtij sheshi.
Kreu i Policisë së kryeqytetit , Tonin Vocaj, e sheh të vështirë skemën e ofruar nga Bashkia e kryeqytetit për lëvizjen e mjeteve, për aq kohë sa do të vazhdojnë punimet.
Me gjithë ndihmën dhe angazhimin e shërbimeve të qarkullimit rrugor me efektiva të shumtë për rregullimin e trafikut, është e vështirë menaxhimi i situatës së qarkullimit, ndërkohë që vendosja e sinjalistikës rrugore, si dhe skema e lëvizjes së automjeteve për në qendër të kryeqytetit, tha Vocaj, është kompetencë e Entit Pronar të Rrugëve.
Sipas statistikave, gjatë vitit të kaluar, deri në mesin e këtij viti, numri i aksidenteve të ndodhura në Tiranë zë 43% të numrit të përgjithshëm të aksidenteve në vend.
Devijimi i ri i qarkullimit të makinave që vijnë nga rruga e Durrësit, si pasojë e punimeve në sheshin "Skënderbej",si edhe fluksi i madh i automjeteve, ka shkaktuar një trafik të dendur në këtë zonë.
Më problematik, trafiku i rënduar është në orët e para të mëngjesit, përpara Muzeut Kombëtar dhe në kryqëzimin te rruga e Durrësit, ku trafiku është i rënduar thuajse përgjatë gjithë ditës.
Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë bulevardin "Zogu I", tashmë nuk mund të hyjnë më në sheshin "Skënderbej", por duhet të kthehen në rrugën "Ded Gjo Luli", pas Muzeut Kombëtar.
Nëse këta shoferë duan të lidhen me rrugën e Dibrës, tani u duhet të kthehen tek rruga pas Bankës së Shqipërisë, pranë selisë së PS-së..
Sipas planit të Bashkisë, makinat nuk do të futen për në qendër nga rrugët kryesore, si rruga e Durrësit, ajo e Kavajës, apo edhe rruga që vjen nga Stacioni i Trenit, por vetëm nga rruga e Gjykatës së Lartë.
Për pasojë, gjithçka ka bllokuar edhe akset e tjera rrugore nëpër Tiranë, që lidhen ose jo drejtpërdrejt me sheshin "Skënderbej".
Ky kaos, veç nervozizmit të drejtuesve, ka sjellë edhe vonesa në qarkullim, pa harruar këtu edhe harxhimin e karburantit.