E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet per arme, “viktimat” e Kodit te ri Penal Klodiana Kotorri



Kodi i ri Penal dhe ashpersimi i denimeve per vepren penale “armembajtja pa leje” duket se nuk i ka trembur kundravajtesit. Pergjate gjithe muajit gusht ne shkalle vendi, llogariten 18 precedente me po kaq persona te ndaluar nga policia. Votimi ne parlament dhe hyrja ne fuqi e ashpersimit te denimit deri ne 7 vite burg per armembajtje, ka nisur te jape edhe efektet e para, pasi pothuajse cdo dite ne shkalle vendi ka pasur te pakten 2-3 persona te ndaluar per armembajtje pa leje. Kurse muaji gusht regjistron 0,5 raste ne dite ne shkalle vendi. Ketu nuk jane perfshire rastet e vrasjeve me arme dhe grabitjet me dhune, pasi klasifikohen si vepra te renda penale qe bashkegjykohen ne proces. Gjate kontrolleve per armembajtje pa leje, policia e Tiranes ka ndaluar pese persona per kete veper penale. Nderkohe qe ne qarqet e tjera te vendit jane arrestuar 13 persona per armembajtje pa leje. Here pas here policia e kryeqytetit dhe ne rrethe te tjera te vendit ka ngritur postblloqe enkas per te ushtruar kontrolle ne automjete te ndryshme me qellim evidentimin e personave te cilet qarkullojne me arme pa leje. Ne momentin e kapjes, personat e armatosur nuk kane bere rezistence, ndersa deshmia e tyre ka thene pothuajse e njejte: “Armen e mbajme per qejf, nuk kemi per qellim te vrasim njeri”. Por ndryshe mendon policia e cila ben te ditur se mbajtja e armeve nxit krimin. Nje sherr i castit mund te shtyje te armatosurin te nxjerre armen dhe te qelloje duke, ndryshe nga nje sherr i castit ku te implikuari nuk kane arme me vete. Burime nga policia thane se vetem gjate dites nates se premte duke u gdhire dita e djeshme jane ushtruar kontrolle ne dalje te Tiranes si dhe ne kryqezimet kryesore. “Policia e Tiranes eshte perfshire ne nje aksion per kontrollin e personave te cilet dyshohet se mbajne arme pa leje me vete. Gjate mbremjes te se premtes jane ushtruar kontrolle te befasishme me ane te postblloqeve te levizshme ne hyrje-daljet e kryeqytetit dhe kryqezimet kryesore. Ne planin e masave kane marre pjese forcat e rendit te komisariateve, reparti “Shqiponja” dhe policia rrugore” thane burimet policore te Drejtorise se Policise se Tiranes. “Operacioni nuk eshte i befasishem, por kryhet pas informacioneve te marra ne kuader te bashkepunimit me komunitetin per levizjen e personave me rrezikshmeri ose qe mbajne me vete arme pa leje”, tha Bedri Hasanaj, shefi i stacionit policore te Farkes ku nje postbllok ka kontrolluar me dhjetera makina. Sipas burimeve eshte ushtruar kontroll ne mbi 300 automjete ndersa jane shoqeruar rreth 13 persona, nga te cilet dy jane arrestuar per vjedhje, si dhe jane gjobitur per mungese te dokumentacionit drejtuesit e rreth 10 automjeteve. Burimet policore thane se kontrollet per evidentimin e personave te cilet qarkullojne te armatosur ne publik do te vijoje edhe ne ditet ne vijim.

Armet pa leje, te arrestuarit e gushtit ne vend

Gjate muajit gusht policia e kryeqytetit ka vene ne pranga pese persona per armembajtje pa leje. Flamur Avdillari, 38 vjec, Gezim Sefa, 46 vjec, Sinan Tobli, Sokol Dardani dhe S. Mimini, 17 vjec, jane te arrestuarit. Nderkohe qe ne rrethe jane arrestuar 13 persona per te njejten veper penale. Policia e Mirdites kapi Ndrec Cungun me 27 gusht kurse ne Vlore, me 26 gusht u kap Klajdi Kulaj. Me 19 gusht, i mituri F. D., nga Lezha, u ndalua nga Patrullat se ka qelluar me arme zjarri me cifte, kurse 5 dite me pare ne Vlore ishte kapur Qatip Shanaj, qe kishte fshehur nje pushke dhe fisheket ne token e tij, por edhe disa granata. Policia e Durresit arrestoi me 16 gusht N. S., qe u kap me arme sportive pa leje. Me 15 gusht, ne Gramsh, u arrestua Defrim Hoxha. Me 13 gusht u kap ne Lezhe Agustin Perdoda, i cili u denoncua per kercenim me armen automatike. Po kete dite, ne Vlore, Jani Sulovari u kap me arme. Me 9 gusht, ne Korce, eshte arrestuar Arben Sadikaj, pasi u kap me pistolete pa leje pas nje kanosje. Policia e Pukes, me 6 gusht do arrestonte Astrit Boken, qe kishte kercenuar me arme gjahu pa leje nje 30-vjecare, ndersa iu sekuestrua dhe nje pistolete. Ne Korce u ndalua Kristjan Gernjoti, pasi iu kap ne makine nje sasi eksplozivi, ndersa ne Shkoder u kap me 1 gusht Arjan Filipaj, te cilit iu kapen automatiku, fisheket dhe nje sasi droge.

Ashpersimi i ligjit perjashton cdo lehtesi

Paketa e re e drejtesise penale, qe parashikon ashpersimin e denimit per disa krime te renda, si dhe per “armembajtjet pa leje” hyri ne fuqi pak kohe me pare. Ne Kodin Penal kane ndryshuar disa nene, per ashpersimin e denimit ndaj personave qe vrasin punonjesit e policise, atyre qe vrasin per gjakmarrje, vrasjet e grave dhe vajzave, si dhe per personat qe kapen me arme pa leje ne publik. Mbajtja e armeve dhe lendeve plasese ne publik nuk do kete me denime me te uleta se 7 vjet deri ne 15 vjet burg. Denimi do te kryhet dite me dite duke u perjashtuar teresisht nga cdo lehtesi gjate gjithe denimit te tij perjashtuar ketu dhe lirimin para kohe me kusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›