E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia merren vesh per vazhdimin e bisedimeve para fundit te nentorit

Delegacionet e Kosoves dhe Serbise i dhane fund sot raundit te shtate te bisedimeve me nje marreveshje per njohjen e ndersjelle te diplomave universitare dhe sic eshte thene me perparim ne debatet rreth pjesemarrjes se Kosoves ne forumet rajonale. Por nuk eshte shenuar ndonje perparim ne ceshtjen me te diskutueshme ate te vendkalimeve kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Zyrtare te Bashkimit Evropian konfirmuan marreveshjen per diplomat ndersa e vleresuan pozitivisht rrjedhen e takimit qe shenoi rifillimin e bisedimeve te nderprera per shkak te zhvillimeve ne veriun e Kosoves. Takimi i radhes pritet te mbahet para fundit te ketij muaji.

Ndermjetesuesit e Bashkimit Evropian thane se delegacionet kane biseduar edhe ceshtjen e menaxhimit te perbashket te kufirit por nuk thuhet te kete pasur ndonje perparim.

Prishtina eshte shprehur e gatshme te pranoje nje marreveshje per menaxhimin e perbashket te kufirit duke e cilesuar ate si nje zgjidhje evropiane. Jo zyrtarisht eshte thene se nje marreveshje e tille ka te beje me organizimin e pikave te perbashketa doganore pa e detyruar Serbine qe te njohe pavaresine e Kosoves.

Beogradi nderkaq ka paralajmeruar se do te ofroje disa mundesi per zgjidhjen e statusit te vendkalimeve kufitare por nuk do te pajtohet me asnje zgjidhje qe nenkupton njohje te pavaresise se Kosoves.

Fillimi i muajit te ardhshem eshte afati kur do vendoset nese Serbia do te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por kusht per kete eshte normalizimi i marredhenieve me Kosoven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›