Te majte e te djathte bashkohen per ndihmat
Deputete demokrate dhe socialiste kane qene ne krah te biznesit durrsak per te mbeshtetur nismen e mbledhjes se kontributeve per te permbyturit ne Qarkun e Shkodres dhe Durresit. Ndihma ne mallra ushqimore karburant ushqim per kafshet shtroje e mbuloje si dhe ndihma financiare do te grumbullohen gjate ketyre diteve per tu derguar drejt zonave te permbytura. Deputeti Igli Cara nismetar i ketij takimi ka theksuar se Vendi po kalon nje situate mjaft te rende ndoshta me te renden nga pikepamja e fatkeqesive natyrore prej nje shekulli dhe sinjali SOS vjen nga Shkodra per te gjithe ne. Eumlshte nje situate qe na ben te mendojme shpesh te jemi kritike per ate cka ndodh rreth nesh. Pavaresisht te gjithave mijera njerez sot kane nevoje per ndihmen dhe kontributin tone dhe ne kete solidaritet njerezor ne duhet te jemi te gjithe se bashku larg ngjyrimeve e perkatesive - tha Cara. Nderkohe deputetet e tjere Hazir Gashi Eduart Halimi dhe Osman Metalla si dhe biznesmenet e Durresit u ndalen edhe te situata e Fushe-Krujes Plazhit dhe Shkozetit ne Durres duke e vleresuar ate mjaft te renduar. Nderkaq ne Sarande administrata e nenprefektures ka dhuruar 5 te pages mujore per zonat e permbytura. Po keshtu administrata e Bashkise se Sarandes eshte mbledhur per te unifikuar solidarizimin e te gjitha drejtorive te bashkise dhe punonjesve te tyre me nismen per te kontribuar secili me 5 te pages mujore.