E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli i ujit ne plazhe gati fondet

Edhe pse monitorimi i ujërave në bregdet duhet të kishte nisur disa muaj më parë, Ministria e Mjedisit njofton se fondi prej 1 milion lekesh që do të perdoret për këtë studim sapo është lëvruar dhe monitorimi do të nisë në korrik nga specialistet e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Mjedisit ka deklaruar se situata ne plazhet e ndotura eshte e njejte me vitin e shkuar dhe ky raport nuk do te sillte ndonje ndryshim.

Pushuesit shqiptare por edhe turistet e huaj, kete sezon veror nuk paten mundesi te njiheshin me harten e plazheve, te cilet nuk jane te rekomandueshme per shkak te nivelit te ndotjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›