Kontrolli, sekuestrohen 7 lojëra fati pasi ishin pa licencë

Korçë, 12 shkurt, NOA Kontrolli i befasishëm
i forcave tatimore në një qendër llotarie në qytetin e Korçës, ka rezultuar me konstatimin
e 7 lojërave fati të palicencuara që ajo dispononte. Lajmi bëhet me dijeni nga
burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave është ndërmarrë
menjëherë sekuestrimi i këtyre aparateve elektronike. Bëhet fjalë se poseduesi i tyre ka qenë 38-vjeçari
Ilir Xhuti, lindur dhe banues në Korçë, ndaj të cilit u kryen veprimet hetimore
proceduriale në gjendje të lirë për veprën
penale të Organizimit të llotarive të palejuara, e parashikuar nga neni 197 i
Kodit Penal.
Ndërkaq, materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës
për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA