E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mësojmë dhe për gabimet, jo vetëm për fitoret

Tepër gjatë padrejtësitë historike kanë qenë
arsyetim për aplikimin e padrejtësive të reja. E vërteta është se në mënyrën si
e interpretojmë të kaluarën, para së gjithash tregohen synimet tona

Nga
Ranko Krivokapiç*

Kryetar
i Parlamentit të Malit të Zi

Ngado që të nisemi në histori, nga Ilirët deri
te qytetarët e Bashkimit Europian, gjithmonë do të takohemi me rrënjët e
gërshetuara të shteteve dhe qytetarëve tanë.

Së bashku jemi të vendosur në një hapësirë ku
në dimensionin historik dhe gjeografik, pandërprerë takohen, përshkohen ose
konfliktohen civilizimet, kulturat, religjionet Ku takoheshin ose ndaheshin
Perandoria Romake perëndimore dhe lindore- krishtërimi katolik dhe ortodoks.
Krishtërimi dhe islami. Në rajonin ku filloi një luftë botërore dhe porsa
përfundoi e fundit në tokën europiane.

Të gjitha këto dhe vazhdimësia e mijëvjeçarit,
na kanë mësuar që secila kohë ka sfidat e veta, por edhe sfidat e vjetra
kërkojnë përgjigje të reja.

Në fillim dua të theksoj, përgjigja
shqiptaro-malazeze dhe besojmë edhe ajo rajonale, është e përbashkët dhe e
qartë. Aleanca veri-atlantike dhe Bashkimi Europian.

***

Për herë të parë që nga ndarja e Perandorisë
Romake në atë perëndimore dhe lindore e deri te rënia e Murit të Berlinit, në
Ballkan po krijohen mundësi historike që ti takojmë një koncepti të njëjtë
politik dhe ekonomik.

Bashkimi Europian është model pa precedent
historik, pikërisht për faktin që na ofron fuqinë e vlerave demokratike e jo
imponim të forcës. Ne jemi pa ndjenjë inferioriteti, pjesë e pandarë e
ekzistencës europiane.

Pjesë e kësaj përgjegjësie të re rajonale
Ballkanike të Malit të Zi është edhe nisma jonë shumëvjeçare burimore e Forumit
parlamentar të Cetinës. Vërtetojmë se mundemi pa mentorë të zhvillojmë modelet
tona të bashkëpunimit parlamentar.

Përgjegjësi rajonale e re është edhe pranimi i
Republikës së Kosovës. E përjetojmë si pjesë të procesit tonë të integrimit
euro-atlantik dhe të kontributit afatgjatë të stabilitetit në rajon. Udhëheqim
politikën e fqinjësisë së mirë, por jo edhe kënaqje keqkuptimesh. Vendimin e
kuptojmë edhe si ndihmë të të gjithëve në rajon që të kthehen nga e ardhmja.

Mali i Zi dëshiron të mbetet shembull i
suksesshëm në rajon dhe për këtë jemi të gatshëm për statusin kandidat për BE
deri në fund të këtij viti. Kemi realizuar të drejtën në regjimin pa viza, por
gëzimi ynë është zvogëluar për mosrealizimin e kësaj të drejte për Shqipërinë
dhe fqinjët e tjerë.

Ndajmë vetëdijen e përbashkët se përgjegjësia
e bashkimit në BE qëndron mbi ne dhe, BE tashmë zemërgjerësisht na ndihmon në
përmbushjen e qëllimeve demokratike. BE për Malin e Zi është para së gjithash
bashkësi e vlerave dhe jo një donator bamirës.

Mali i Zi e di që lundrimi me të cilin
aftësojmë njerëzit tanë të drejtojnë anijen shtetërore, është më i rëndësishëm
sesa arritja në portin e quajtur Bashkimi Europian. Qëllimi është të arrijë i
gatshëm kurdo që të jetë kjo. Për këtë arsye parimi i regatave nga Selaniku
është njësia matëse e drejtë e progresit për secilin prej nesh.

***

Në Shqipëri dhe në Malin e Zi forcohet bindja
se Parlamenti është tempulli i demokracisë, me rolin përherë në rritje në
shoqërinë bashkëkohore. Parlamenti është institucioni bazë për zgjidhjen me
dialog të kontradiktave në shoqëri. Kjo është zakonisht mënyra më e ngadaltë,
por edhe mënyra më e mirë për secilin shtet. Posaçërisht shoqëritë tona, pa një
traditë të madhe demokratike, nëpërmjet parlamentit krijojnë besim në institucione
dhe përgjegjësinë e individit. Krijojnë ndërgjegjen se institucionet janë
rojtarët e stabilitetit e të paqes dhe jo individët pa gabim.

Funksioni kontrollues i Parlamentit është një
mjet i fuqishëm për arritjen e sundimit të drejtësisë dhe bazuar në të, jetën
më të mirë të qytetarëve. Malazezët kanë një fjalë të urtë që nënkupton: Nuk
më vjen keq për një pjesë të vogël, por për pjesën e shtrembër.

***

Dy dekadat e fundit në Ballkanin jugperëndimor
kanë qenë kohë të trazirave të mëdha. Rënia e një sistemi të vlerave është
zëvendësuar me një sërë luftërash bruate. Tranzicioni i gjatë dhe, sipas
rregullit, i vështirë, Ballkanin perëndimor e ka shndërruar në një hapësirë nga
ku në botë kanë shkuar kryesisht lajme tragjike dhe shqetësuese. Në vend të kolonave
krijuese nëpër Ballkan kanë lëvizur ato të refugjatëve. Në vend të njerëzve që
punojnë, hapësira ka qenë e mbushur me të pashpresë. Ballkani perëndimor është
dukur si rajon i të dëshpëruarve.

Tepër gjatë Ballkani jugperëndimor ka qenë
problem i Europës. Para nesh është koha e përpjekjeve dhe të provuarit që
kriminelët e luftës nuk do ti zëvendësojë krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Që jemi të pjekur të ndërtojmë shoqëri me sundim të drejtësisë dhe kohezion
social nëpërmjet solidaritetit. Që të prodhojmë të mira materiale dhe
shpirtërore në ndërlidhjen reciproke.

***

Popujt tanë edhe kanë mbijetuar për shkak të
vlerave universale, të cilat i kanë mbrojtur me guxim. Gatishmëria për të
mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka zhvilluar një kod të përbashkët të burrërisë
dhe trimërisë, të cilat na kanë afruar historikisht.

Përshkimet tona kanë shkruar një çerek
shekulli të luftës së përbashkët të Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Stefan
Crnojeviçit kundër dominimit osman. Në luftën e Krujës malazezët kanë ndihmuar
fitoren e madhe shqiptare. Gjergj Kastrioti Skënderbeu për atë edhe është bërë
daja i Ivan Crnojeviçit, shenjotit të kishës ortodokse malazeze dhe themelues i
kryeqytetit mbretëror të Cetinës.

Kryebashkiaku i parë i kryeqytetit tonë,
Podgoricës, Mark Milani Popoviç, ka folur shqip shkëlqyeshëm dhe ka shkruaur
Shembujt e burrërisë dhe trimërisë dhe Jeta dhe zakonet e shqiptarëve.

Kalorësia na ka lidhur në çdo periudhë të
historisë. Për mua njëri nga vendimet më të mëdha në mijëvjeçarin e vazhdimësisë
së Malit të Zi ishte atëherë kur mbreti ynë i fundit Nikolla i (I parë) bëri
çmos për ruajtjen e multietnicitetit të Malit të Zi. Në gjysmën e dytë të
shekullit të XIX, ka lutur shqiptarët të qëndrojnë në shtetin e tij tashmë të
zgjeruar. Iu la njësitë ushtarake shqiptare si dhe komandimin e tyre, e në
dekadat e para edhe Sheriatin si ligj suprem. Ajo mençuri dhe besimi i
kahmotçëm, të cilin disa nuk e kishin as në shekullin XX, edhe sot e kësaj dite
ruan Malin e Zi dhe qytetarët e tij në kohët më të vështira.

Bazamenti i popujve tanë në ndjeshmërinë për
të drejtën i ka shërbyer Valtazar Bogishiçit për të koduar më 1888 ligjin më të
mirë civil në këto hapësira dhe, i cili, ka bartur edhe gjurmë të Kanunit të
Lekë Dukagjinit. Japonezët duke dashur të kodojnë ligjin e vet zakonor, kanë
studiuar ligjin malazez të pronësisë.

***

Shumë herë është vërtetuar se vlerat e mëdha i
bëjnë edhe popujt e vegjël, siç janë shqiptarët dhe malazezët.

Edhe lufta që mbaroi para pak kohësh në
Ballkan ka treguar që shkatërrimi i shpirtit të njeriut nxjerr te disa më të
keqen, e te disa më të mirën në ta. Malazezët kanë ruajtur etikën e vet të
trimërisë dhe guximit dhe kanë mbrojtur mbi 100.000 refugjatë nga Kosova. Ishte
kjo si e Kanunit të Lekë Dukagjinit: njeriun që ikën kur të hyjë në oborrin
tënd duhet ta mbrosh duke mos kursyer as jetën tënde.

Mali i Zi i tillë është mbrojtur pa përjashtim
edhe me votat e shqiptarëve, në kthimin në mes të shteteve të lira në 2006.
Besimi që u ndërtua me shekuj ka mbrojtur Malin e Zi multietnik, multifetar-
Malin e Zi të qytetarëve. Gjuha shqipe me kushtetutë përdoret lirisht si edhe
serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja.

Edhe më shumë se kjo. Flasim me gjuhën e
shoqërisë civile, të tolerancës dhe krijimit të vlerave të reja në të gjitha
sferat e jetës.

***

E kaluara, për popullin malazez dhe shqiptar
ruan leksione të rëndësishme, me të cilat politika e ndërgjegjshme nuk robëron,
por edhe nuk i harron. Që nesër Mali i Zi dhe Shqipëria do të jenë partnere në
BE. Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s e Mali i Zi është anëtari i parë i
radhës. Zhvillimi i demokracisë dhe shoqërisë të së drejtës, si edhe zhvillimi
ekonomik a

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›