Tafaj rektorëve: Shmangni rastet e korrupsionit në fakultete

Tiranë, 12 shkurt, NOA Universitetet publike
shqiptare paraqesin domosdoshmërinë e përmirësimit të menjëhershëm të procesit
të zhvillimit të provimeve dhe transparencë të plotë të tyre. Një fakt të tillë
e ka bërë me dijeni vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj, gjatë
një mbledhje që ka zhvilluar me rektorët e këtyre universiteteve në mbarë
vendin. Sipas Tafajt, të gjitha universitetet duhet të
marrin masa për të zbatuar metoda që mbështeten në Teknologjinë e Informacionit.
Në këtë kuadër, ministri vuri në dukje faktin
se dixhitalizimi krijon mundësi për më shumë transparencë dhe thjeshtëzim më të
madh të procedurave të provimeve.
Një mbledhje e tillë këshilluese e Tafajt mbërrin
pak ditë pasi disa pedagogëve të universitetit të Kamzës, iu komunikua masa e
arrestit në shtëpi, për shkak të akuzës së ngritur ndaj tyre për mitmarrje dhe
korrupsion.
Ministri nga ana e tij i ka kërkuar zyrtarisht
rektorit të universitetit Bujqësor, pezullimin nga detyra të këtyre pedagogëve.
n.e/NOA