Konventa Kombëtare e LSI, voton Meta: Procesi transparent
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon ditën e dytë të Konventës Kombëtare, forumin më të lartë të kësaj force politike.
Dita e dytë e Konventës nisi me një mesazh të shkrimtarit Dritëro Agolli ndërsa më pas Konventa u përshëndet edhe nga tre krerët e LSI-së në Greqi.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë ardhur mjaft mesazhe urimi dhe mbështetëse, por më i veçanti ishte ai i shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.
Në mesazhin e tij, Dritëro Agolli denoncoi atë që e quajti, mikrobi i shumëfjalësisë, ku sipas tij për njëçerek shekulli dëgjojmë ata që bëjnë të njëtën hyrje në fjalime, arrogante dhe mendjemadhe.
Në një prononcim për mediat pas votimit, kreu i LSI-së e ka cilësuar procesin si transparent ndërsa ka theksuar se në votim ka një pjesëmarrje masive.
“Ka një pjesëmarrje masive por është të një poces tepër transparent dhe i shpejtë sepse gjysëm ore pas përfundimit të procesit do të printohen edhe rezultatet e para. Dhe është një proces modernzimi pasi kjo metodë që do të ndodhë në qarkun e Fierit në 2013.
Është tepër e rëndësishme të ecet drejt këtyre votimeve sepse ka transparencë dhe i orienton në shumë pozitive zgjdhësit” tha Meta.
Meta theksoi gjithashtu se statuti i LSI-së do të garantojë një barazi të plotë gjinore dhe ndryshimin e moshës së qënit anëtar të LSI-së nga 18 vjeç që është tani në 16 vjeç, kërkesë kjo e anëtarëve të forumit rinor.
I pyetur në lidhje me një koalicion me PDIU-në, Meta u përgjigj se një vendim i tillë do të merret nga Konventa.
"Unë e bëra të qartë se koalicioni vendoset në kohën e duhur dhe ky vendim do të jetë pronësi e kësaj konvente dhe jo e kreut të partisë. Ne do të bashkëpunojmë me PDIU-në për të çuar përpara njohjen dhe zgjidhjen e çështjes çame ashtu si edhe do të bashkëpunojmë edhe forcat e tjera politike për integrimin e vendit” tha Meta.
Konventa Kombëtare ka miratuar ndryshimet e statutit të LSI-së ku gantohet barazia e plotë gjinore dhe ndryshimi i moshës së anëtarësimit në LSI, nga 18 vjeç në 16 vjeç, kërkesë kjo e anëtarëve të forumit rinor.
Gjatë punimeve të Konventës pritet të zgjidhen forumet e reja të partisë, priten të miratohen ndryshimet në dy dokumente bazë të funksionimit të LSI-së dhe programi i kësaj force politike.