E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa Kombëtare e LSI, miratohen ndryshimet në statut

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka përgëzuar ndryshimin e statutit të kësaj force politike në Konventën Kombëtare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta theksoi se rritja ekonomike duhet të bazohet në hapjen e vendeve të reja të punës.
 

"Dua të përgëzoj grupin e punës për programin sidomos për çështjet ekonomike dhe dua të theksoj se për LSI-në punësimi mbetet mjaft i rëndësishëm por ajo që është thelbësore edhe në raport me PD-në është se që kjo rritje ekonomike duhet të shkojë në interes të punësimit në vend pasi kjo krizë që ka përfshirë Europën absolutisht që kërkon mbrojtjen e infrastrukturës sepse kjo është e rëndësishme në një plan afatgjatë. Duhet të luftojmë më shumë edhe në qeveri për këto çështje dhe jo vetëm në forumet e LSI-së” tha Meta.
 

Kreu i LSI-së vlerësoi edhe ndryshimet në statut për barazinë gjinore dhe uljes së moshës së anëtarësimit në këtë forcë politike.
"Falë edhe ndryshimi statuti e zbriti moshën e anëtarësimit nga 18 në 16 vjeç dhe kjo është e drejtë e motivuar për një forcë e së ardhshmes që bazën e ka tek rinia dhe shpresa për të ardhmen. Një arritje maksimale është vendimi për të garantuar një garazi gjinore në LSI. Është një hap madhor i cili do të jetë i plotë deri në konventën e ardhshme zgjedhore. Ne duhet ta fillojmë me forumet më të larta në Tiranë, Korçë, Durrës për ta zbatuar në mënyrë reale edhe në komunat më të thella dhe më të larta të vendit” tha Meta.
 

Konventa Kombëtare e LSI, voton Meta: Procesi transparent

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar ditën e dytë të Konventës Kombëtare, forumin më të lartë të kësaj force politike.

Dita e dytë e Konventës nisi me një mesazh të shkrimtarit Dritëro Agolli ndërsa më pas Konventa u përshëndet edhe nga tre krerët e LSI-së në Greqi.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë ardhur mjaft mesazhe urimi dhe mbështetëse, por më i veçanti ishte ai i shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

Në mesazhin e tij, Dritëro Agolli denoncoi atë që e quajti, mikrobi i shumëfjalësisë, ku sipas tij për njëçerek shekulli dëgjojmë ata që bëjnë të njëtën hyrje në fjalime, arrogante dhe mendjemadhe.

Në një prononcim për mediat pas votimit për këshillin drejtues, kreu i LSI-së e ka cilësuar procesin si transparent ndërsa ka theksuar se në votim ka një pjesëmarrje masive.

“Ka një pjesëmarrje masive por është të një poces tepër transparent dhe i shpejtë sepse gjysëm ore pas përfundimit të procesit do të printohen edhe rezultatet e para. Dhe është një proces modernzimi pasi kjo metodë që do të ndodhë në qarkun e Fierit në 2013.
Është tepër e rëndësishme të ecet drejt këtyre votimeve sepse ka transparencë dhe i orienton në shumë pozitive zgjdhësit” tha Meta.

I pyetur në lidhje me një koalicion me PDIU-në, Meta u përgjigj se një vendim i tillë do të merret nga Konventa.

"Unë e bëra të qartë se koalicioni vendoset në kohën e duhur dhe ky vendim do të jetë pronësi e kësaj konvente dhe jo e kreut të partisë. Ne do të bashkëpunojmë me PDIU-në për të çuar përpara njohjen dhe zgjidhjen e çështjes çame ashtu si edhe do të bashkëpunojmë edhe forcat e tjera politike për integrimin e vendit” tha Meta.

Kështu pas dy vitësh punimesh, Konventa Kombëtare ka miratuar ndryshimet në statut, programin e kësaj force politike ndërsa priten që më vonë të dalin edhe rezultatet e votimit për forumet drejtuese të LSI-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›