Italia mbështetje të fuqishme qeverisë “Berisha”
Ai e ka cilësuar këtë fitore si një meritë të veçantë të Kryeministrit Berisha dhe rëndësi e madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të tij në Bashkimin Evropian. Kryeministri italian Berluskoni e përgëzoi Kryeministrin Berisha për koalicionin që ka bërë me zotin Ilir Meta dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se “ky është veprimi i duhur që unë personalisht e përshëndes”.
Gjithashtu, Kryeministri italian theksoi se ky përbën një koalicion premtues për Shqipërinë. Berluskoni e siguroi Kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria italiane do të japin një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme qeverisë së re, në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit në BE. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Kryeministrit italian Silvio Berluskoni për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Shqipërisë dhe Kryeministrit Berisha në veçanti, si dhe i shprehu vendosmërinë e tij dhe të qeverisë së tij për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.