E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e PD-së për Shqipërinë rurale dhe fermerët shqiptarë

Ka nisur punimet Konventa e Partisë Demokratike, në të cilën do të paraqitet dhe diskutohet programi i kësaj partie për Shqipërinë rurale dhe bujqësinë moderne.

Gjatë takimeve që kryeministri Berisha ka patur me fermerët ka theksuar se sektori i bujqësisë do të mbetet prioritet për Partinë Demokratike edhe në 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri ka premtuar se në 4 vitet që vijnë do të trefishohen grantet për fermerët  si dhe do të hapen vende të reja pune në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Berisha ka premtuar gjithashtu se do të përfundojë të gjithë infrastrukturën në zonat rurale duke e bërë atë të njëjtë me ate të lagjeve të qyteteve.

Zhvillimi rural dhe ai bujqësor janë kushte vendimtare për Shqipërinë vend i zhvilluar, janë potencial i madh për shumfishimin e prodhimit dhe punësimit të qytetarëve shqiptarë, është shprehur Berisha.

Vijon

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›