E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ: Të ndërpriten proçedurat për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zëvendësimin e anëtari të KQZ-së me anë të një deklarate për mediat në të cilën thuhet:

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, falenderon përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE -së, në vendin tonë, për vëmendjen e kushtuar dhe këshillat e dhëna, për mos cënimin e autoritetit të KQZ-së dhe humbjen e besimit të votuesve në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i konsideron ato kontribut të çmuar për respektimin e shtetit ligjor, për funksionimin e një demokracie të shëndetshme dhe domosdoshmëri për zhvillimin e zgjedhjeve të pakontestueshme të 23 Qershorit.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, rithekson përsëri kërkesën për ndërprerjen e proçedurave për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, rivendosjen e besimit te ky institucion dhe lënien e tij larg ndikimeve politike dhe partiake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›