Konventa kombëtare e LGI, Meta: Të përmbyllim reformat

Konventa kombëtare zgjedhore e LGI-së ka nisur sot me një minutë heshtje për nder të viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar se vendi është në drejtimin e duhur për t`u anëtarësuar në Bashkimin Europian ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha forcave politike për të përmbyllur me sukses këtë proces mjaft të rëndësishëm për vendin.
“Duhet mirëkuptim për të përmbyllur reformën zgjedhore dhe parlamentare, të zgjidhim çështjen e imunitetit dhe të zgjedhim një president që ti kontribuojë procesit të integirmit” theksoi Meta.
Në fjalën e saj, kryetarja e Lëvizja së Gruas për Integrim Erisa Xhixho ka paraqitur edhe programin e LGI-së ku sipas saj një nga shtyllat kryesore do të jetë edhe përfshirja e grave në vendimarrje.
“LGI-ja propozon disa mekanizma efikase për rritjen e integrimit të grave në jetën politike të vendnit ku disa prej tyre janë: të ofrohen trajnime për fushatat zgjedhore, të rritet numri i kandidateve femra në ato sektorë që kanë qënë të dominuara nga meshkujt si dhe 30 përqindshi i përfaqësuesve të grave në parlament të kthehet në parlament të kthehet në realitet” theksoi Xhixho.
Ajo ka theksuar më tej se LGI-ja do të luftojë fort kundër dhunës ndaj grave ndërsa shtoi se një shtyllë e programit të saj do të edhe edhe politika e promovimit dhe zhvillimit të kulturës kombëtare.
1800 delegatë të LSI-së nga i gjithë vendi do të votojnë sot për të zgjedhur kryetaren e re të Lëvizjes së Gruas për Integrim, ku kandidojnë Luzhiana Abazaj dhe Klajda Gjosha.