Lezhë, pranga dy personave vidhnin parmakët e urave

Arrestim, foto arkiv
Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy adoleshentë pasi akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe për shkatërrim të rrugëve.
Arrestimi i A. Mallkuçit, 17 vjeç dhe E. Lamas, 18 vjeç, u bë pasi janë kapur në flagrancë duke shkatërruar dhe vjedhur hekurin e parmakëve mbrojtës të një urë në vendin e quajtur Kroi i Shnaprenes në rrugën Rubik-Rrëshen.
Policia ka konstatuar se ishin shkatërruar e këputur hekurat e 6 parmakëve të kësaj ure. /E.L/