Vlorë, aksidentohet furgoni me fëmijët e kopshtit

Foto Ilustruese
VLORE- Perfshirja ne nje aksident e nje furgoni që transportonte fëmijë kopshti ka kaluar per fat vetem me lendime te lehta te te vegjelve.
Aksidenti ka ndodhur mengjesin e sotem ne zonën e Skelës në Vlorë, kur automjeti tip furgon me targa Vl 1126 C qe i perket nje prej kopshteve private te Vlores është përplasur me një automjet tip Benz me targa AA588 DE.
Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes, femijet qe udhetonin me te janë lënduar lehtë. Policia ka sqaruar se fëmijët e moshes 3-6 vjec u mjekuan në spitalin e Vlorës dhe nuk kane probleme te renda.
Nderkohe, policia ka nisur hetimet per shkakun e aksidentit dhe gjetjen e fajtorit.