Tiranë, policia bashkiake prish një ndërtim pa leje

Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor të Tiranës, ka vazhduar aksionin e saj për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet.
Aksioni është përqëndruar në një biznes në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë, ku sipas policisë bashkiake ky ndërtim është i paligjshëm.
Forcat e policisë bashkiake të drejtuara edhe nga vetë drejtori Florenc Hoxha të shoqëruar edhe nga ajo e rendit kanë shkuar në këtë objekt për të bërë të mundur edhe prishjen e tij.
Pas një pauze, policia Bashkiake ka nisur sërish aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet.