Vajzat në Austri,të stabilizuara,por ende në koma
Gjendje e stabilizuar e dy studenteve që po trajtohen në Austri, por sërish në gjendje koma.
Mjeku i Spitalit Ushtarak, Luan Nikollari ka bërë me dije se të dhënat e fundit për dy studentet, Florije Peci dhe Eriselda Gubere, flasin per gjendje te qendrueshme.
Gjendja e vajzave në Austri është e stabilizuar dhe nuk kanë përkeqësime. Eriselda Gubere vazhdon të jetë e stabilizuar, por e pashkëputur nga koma, mjekët e kanë gjykuar të jetë kështu edhe për pak kohë- tha mjeku.
Ndërkohë për studentet tjetër, Florije Peci është mësuar se sot do të bëhet një tentativë zgjimi, për ta shkëputur nga koma.
Sa për vajzat e tjera që mjekohen te Ushtaraku, NIkollari ka theksuar se gjendja e tyre është e përmirësuar dhe gjykohet se ato mund të lënë së shpejti spitalin, por pa përcaktuar kohë.