Konvergjences i mungon institucioni
Baronesha Helene Hayman kryetare e Dhomes se Lordeve apo e Dhomes se Larte te Parlamentit britanik iu drejtua ligjvenesve shqiptare me nje fjalim te urte tipik per nje perfaqesuese te larte te aristokracise politike te vendit te saj tipik per nje kryetare te dhomes se konvergjences sikurse njihet boterisht Dhoma e Lordeve. Me elegance pa fyer aspak inteligjencen e dyshimte te mikpritesve te saj pa pretenduar per te dhene porosi por thjesht duke iu referuar pervojes britanike baronesha Hayman foli shume qarte per cka shqiptaret sdine ta bejne mire ose me sakte nuk duan.
Mesimi i pare i baroneshes Hayman ishte percaktimi i opozites britanike si opozite e Madherise se Saj. Ne ne Britani nuk flasim per opozite te shumices qe qeveris por per opozite te Mbretereshes. Sigurisht jo per nje opozite qe do te kuptohej si kundershtare e Madherise se Saj por per nje pasuri britanike te Madherise se Saj. Sepse ne konceptin britanik si shumica edhe pakica pavaresisht se cfare mospajtimesh mund te kene midis tyre - gje kjo krejt e natyrshme ne shoqerite parlamentare - jane pasuri dhe vlera te pacenueshme te shtetit britanik jane me te njejtin status pergjegjesie dhe mbrojtjeje para kurores.
Me te drejte mund te thuhet se ne Britani kjo mund te ndodhe sepse Britania eshte nje shtet me kurore te trashegueshme ka nje shenje ku bashkohen te gjithe por si mund te ndodhe kjo ne Shqiperi Domethene pasuri te kujt mund te jene shumica dhe opozita njeheresh pavaresisht se kundershtare mes tyre
Cdo vend ka traditen e vet te qeverisjes dhe cdo vend ka shenjen e vet te njesise ne shumesi qe mund te jete Kushtetuta kryetari i shtetit interesat strategjike te vendit. Nje vetedije e tille do ti jepte fund vuajtjes tashme prej dy dekadash te opozitarizmit me shtetin ne vend te opozitarizmit me pushtetet. Pikerisht ky kufizim flijimi i herepashershem i interesave te shtetit per hir te mbijeteses ne pushtet ka shkaktuar deme krejt te evitueshme ne jeten e vendit. Mbi te gjitha tejkalimi i ketij kufizimi do te bente te mundur qe partite politike pavaresisht orientimeve te veta te quheshin e te njiheshin si pasuri kombetare jo si alternime te se mires dhe se keqes krimit me ndeshkimin atdhetarizmit me tradhtine sic eshte ne fjalorin politik shqiptar te sotem.
Keshilla e dyte e baroneshes Hayman ndaj se ciles nuk u duk te shprehej ndonjefare vemendjeje ishte se ne ne Britani e respektojme parimin e besnikerise politike qe do te thote besnikeri ndaj votuesve besnikeri ndaj krahut politik besnikeri ndaj programit por here pas here krijojme dhe grupime parlamentare qe qendrojne mbi kufijte dhe disiplinat partiake grupime te majtesh e te djathtesh konservatoresh e liberalesh qe pavaresisht dallimit politik dhe orientimit te pergjithshem bashkohen ne nje interes qe eshte me i madh se i pjeses per shembull mjedisi klima investimet strategjike pjesemarrja ne nje nderhyrje nderkombetare dhe kjo nuk quhet aspak pabesi apo mungese besnikerie politike. Ne te dyja nivelet e shprehjes se baroneshes Hayman shqiptaret ligjvenes kishin shume per te mesuar. Se pari sepse ne Shqiperi besnikeria politike nuk eshte tradite dhe as kulture sepse ky eshte nje vend ku i majti ne mengjes ngrihet me i djathte se i djathti nje vend ku e majta vete konkurron me nje program me te djathte se e djathta nje vend ku shpeshhere coroditja vjen sepse krahet nuk jane asnjehere ne vendin e vet por edhe ne nivelin tjeter ne ate te konceptit per pabesnikerine politike qe shprehet ne grupimet mbipartiake. Ne fakt e gjitha kjo rikthehet te koncepti i konvergjences i shprehur ne vleresimin se shumica dhe pakica ne Britani jane pasuri te Madherise se Saj. A ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi ne nje vend ku deputetet shiten e blihen nga partite si gjeja me e lehte ne nje vend ku deputeti i majte i lutet kryetarit te se djathtes tia ruaje votat pra nje vend pabesie te perditshme politike te ndodhe ajo pabesia e vogel e bashkimit te votave te nje pjese te se majtes me nje pjese te se djathtes per nje interes mbipartiak Ndoshta kur te ndodhe kjo do te jete shenje e nje progresi te dukshem te parlamentarizmit ne Shqiperi.
Mesimi i trete i baroneshes Hayman ishte dhe me i thjeshte. Ne ne Britani e perdorim si instrument politik kompromisin tha ajo por dallimi yne eshte se kompromisin nuk e interpretojme sa ka humbur njera pale e sa ka humbur pala tjeter sepse ne konceptin tone kompromisi eshte gjuha e fitores per te dyja palet. Kjo do te thote se palet hyjne ne nje negociate politike jo me paracaktimin se duhet tu dale e veta por me vetedijen se duhet te respektojne interesat e veta dhe te tjetrit. Dhe ndoshta kjo eshte arsyeja pse ne Britani nuk ka deputete qe ngujohen ne greva urie ne sallen e Parlamentit ne dyert e qeverise ne mes te sheshit madje po te jete e nevojshme edhe nen toke. Gjuha e kompromisit eshte gjuha e demokracise sepse vete demokracia nenkupton ekzistencen e shume paleve. Ne demokraci vendos shumica por ne nje demokraci te vertete nuk mund te jene kurre te perjashtuara interesat e pales tjeter interesat e pakices ose te pakicave.
Te gjitha keshillat e baroneshes Hayman kane nje kushtezim me njera-tjetren konvergjencen. Konvergjenca eshte ceshtje e tradites parlamentare e kultures politike e shkalles se pjekurise se demokracise por mos ndoshta eshte dhe ceshtje e institucioneve Kjo pyetje shtrohet pas njohjes me keshillat e baroneshes Hayman per arsyen e thjeshte se institucioneve te shtetit shqiptar u mungon institucioni i konvergjences domethene nje dhome e larte ligjvenesish qe diku quhet Senat diku dhome lordesh diku edhe terminologjikisht dhome e konvergjences. Disa here eshte hedhur kjo ide prej konstitucionalisteve shqiptare. Dhe nuk eshte se nuk ka ekzistuar asnjehere Dhoma e Larte Senati Keshilli i Shtetit ne jeten politike te Shqiperise. Kane ekzistuar keto institucione dhe madje kane funksionuar mire ne periudhen mbreterore. Problemi eshte qe konvergjenca te mos vije prej tryezash me pazare politike midis partive qe po perseriten nje pas nje qysh prej vitit 1991 me qeverite teknike e te stabilizimit pastaj me qeverine e shpetimit kombetar 1997 me zgjedhjen e dy presidenteve me ndryshimet ne Kodet Elektorale dhe tani se fundmi dhe me hetimin e zgjedhjeve te kaluara. Pse duhet te vendosin dy perfaqesi partish kur konvergjenca mund te vije ne menyre te detyruar prej Dhomes se Larte e cila si rregull nuk ka te njejtat raporte me Dhomen e Ulet ka te zgjedhur rishtas e te zgjedhur te mehershem ka senatore te perjetshem madje ka dhe te emeruar prej institucioneve kushtetuese sikurse ishte dhe vete baronesha Hayman e cila e filloi fjalen e saj pikerisht me pohimin se une jam e emeruar. Pra a mund te kete kushte juridike dhe kushtetuese edhe ne Shqiperi qe konvergjenca te mos jete ceshtje vullneti qe ne gjuhen e shqiptareve fare lehte mund te quhet edhe ceshtje teke por zgjidhje qe vjen prej nje institucioni qe ka si funksion themelor pikerisht arritjen e konvergjences A nuk po asistojme prej nje kohe te gjate konflikte brenda klases qeverisese kthim ligjesh te se djathtes prej Presidentit te zgjedhur nga e djathta kthim kandidaturash te propozuara nga kryetari i shtetit i se djathtes po nga shumica e djathte qe e ka zgjedhur Kushtetuta nuk eshte nje testament qe eshte ngurtesuar njehere e mire dhe nuk pranon pershtatje.