I dergonte mesazhe kercenuese avokates ndalohet shqiptari
Kriminale eshte konsideruar sjellja e nje shqiptari i cili i kishte derguar dhjetera mesazhe kercenuese telefonike dhe bere po kaq shume telefonata nje avokateje qe me pas ka humbur durimin dhe e ka denoncuar ne polici. Avokatja u ka thene karabiniereve se kishte kaluar nje makth te vertete nga shantazhet e nje personi dhe ka akuzuar per kete presion te vazhdueshem nje emigrant shqiptar me banim ne Sanremo. Mediat italiane raportojne se shqiptari eshte identifikuar si Mikel Rroku 39 vjec. I sipercituari eshte arrestuar nga karabinieret italiane pas akuzes se drejtuar prane tyre nga avokatja italiane e cila ne fakt e kishte denoncuar edhe me pare ate por karabinieret e derguan ne qeli vetem kur vertetuan se ai vertet e persekutonte avokaten ne telefon.
Me denoncimin e pare shqiptari duket se nuk e kuptoi mire mesazhin e karabiniereve qe te mos ta bezdiste me juristen pasi ai nuk ka vonuar vetem disa dite dhe e ka nisur atje ku e kishte lene historine e mesazheve dhe SMS-ve per avokaten qe e kishte fiksim. Kjo e ka terbuar edhe me italianen e cila nuk ka nguruar te shkoje per te dyten here ne polici dhe kjo e fundit kesaj radhe e ka derguar te riun ne qeli.