E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konviktet, mungese fondesh dhe vullneti

Liberalizimi i universiteteve ka sjelle nje dyndje te studenteve ne kampuse dhe qyteza studenti. Por, kapacitetet strehuese te konvikteve kane mbetur prej vitesh ne vend numero.

“Per te ardhmen duhen zgjeruar me shume kapacitetet akomoduese. Duhen shtuar godina te reja”, shprehet Ahmet Musta, drejtor i shoqerise numer 2 te trajtimit te studenteve. Zoti Musta drejton entin shteteror qe kujdeset per konviktet e mjekesise, te inxhinierise dhe te Akademise se Fiskultures.

Nderkohe, lideri i G99, Erjon Veliaj ka ardhur te vizitoje konviktet e inxhinierise. Erjoni mbeshtet shpresat kryesisht te vota e te rinjve, per te hyre vitin e ardhshem ne Parlament. Por para mikrofoneve Veliaj impostohet ndryshe.

“Une s’besoj se nje prind shqiptar e con femijen ne nje geto ku trajtohet si nje person ne listen e Shindlerit”, shprehet Veliaj. Krahasimin me filmin e Shpilbergut, Erjoni e con me tutje, duke akuzuar se kjo gjendje eshte e qellimshme.

Deklarimet e kryeministrit diten e pare te universiteteve, se arsimi eshte nje perparesi per qeverine, jane sipas tij demagogji. Parate e shpenzuara nga kryeministri per spotin kunder korrupsionit, thote ai, do te kishin mjaftuar per te ndertuar nje konvikt te ri me te tera kushtet.

“Ka edhe 250 dite agoni qe do t’i kalojme te gjithe bashke dhe kryeministri kur thote se arsimi eshte prioritet per qeverine, duhet ta kete me te vertete prioritet”, shton Veliaj.

Gjithesesi, nuk mjafton vetem akti simbolik i mbeshtetjes, por duhen edhe alternativat. Dhe per alternativen e gjendjes aktuale nuk mund te pritet 250 dite.

Buxheti per konviktet qe sigurohet nga subvencionet e shtetit eshte i pamjaftueshem sipas drejtorit, per te bere investime rrenjesore ne konvikte. Kete here kane mjaftuar sa per hidroizolimin e tarracave te godinat e inxhinierise, nyjet sanitare te godines numer 1 te mjekesia, rindertimin e kaldajave dhe lyerjet e fasadave.

Por pasojat, pertej perdorimit qe i ben politika, i ndjejne vete studentet. “Kushtet nuk jane te pershtatshme. Nuk ka mundesi te studjosh. Nuk ka nje salle studimi”, shprehet studenti i inxhinierise, Eduard Tusha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›