E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta e Gjinushi: Berisha, presion prokurorise

Pervec kreut te PS, Edi Rama, edhe eksponente te tjere te njohur te opozites kane kritikuar ashper sjelljen “anti-kushtetuese” te kryeministrit Berisha ndaj institucioneve kushtetuese te vendit, ne vecanti prokurorise.

“Kjo sjellje anti-kushtetuese e Berishes godet edhe gatishmerine e tij per te bere nje ligj per prokurorine. Ai ka si objektiv heqjen e pavaresise se ketij institucioni per ta kontrolluar ate”, ka deklaruar kreu i LSI, Ilir Meta.

Edhe kryetari i PSD, Skender Gjinushi ka denoncuar presionet qe sipas tij qeveria po ushtron mbi prokurorine. “Shprehim indinjaten tone per presionet qe po ushtrohen ndaj prokurorise nga klani mafioz qeveritar. Ne i japim mbeshtetjen ketyre institucioneve”, ka pohuar Gjinushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›