E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH: Shqiperia, larg krizes financiare

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim e sheh Shqiperine larg krizes nderkombetare te financave qe ka perfshire SHBA dhe Europen.

Ne nje interviste per Top Channel, drejtori i BERZH ne Tirane, Daniel Berg, duke listuar disa argumenta thote se bankat shqiptare jane te mirepozicionuara dhe nuk rrezikohen.

“Sistemi bankar shqiptar eshte ne nje pozicion relativisht te forte per t’i bere balle zhvillimeve aktuale. Se pari, bankat kane permiresuar ndjeshem menaxhimin gjate 3 viteve te fundit. Se dyti jane te parrezikuara nga financimet institucionale, qe jane financimet nga tregjet apo kompanite e tjera financiare. Me fjale te tjera, duke qene se bankat shqiptare e kane te kufizuar huamarrjen nga jashte, ato nuk gjenden perpara rrezikut te mosrinovimeve te kredise”, ka deklaruar Berg.

Por a eshte sistemi bankar shqiptar nje treg interesant per te investuar dhe a vazhdojne te huajt te kene besim ne te.

“Ne jemi aksionere ne dy banka shqiptare, BKT dhe Intesa Sanpaola. Se fundmi kemi blere dhe 12.5 perqind te aksioneve te Union Bank. Pra, ne kemi investuar dhe po investojme ketu dhe kemi ndermend te qendrojme ketu edhe per nje kohe te gjate. Kjo tregon se ne kemi besim tek sistemi juaj bankar”, ka shtuar drejtori i BERZH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›