E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanadaja, destinacioni i pare diplomatik i Obames

Uashington, 19 shkurt, 12:09, NOA – Kanadaja është vendi i parë që presidenti i ri amerikan, Barak Obama, viziton në detyrën e tij si lider i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se ai do të vizitojë sot Kanadanë dhe në bisedimet me kryeministrin e këtij vendi, Stiven Harper do të bisedojë mbi çështje me rëndësi të gjithanshme si ekonomia, mjedisi, energjia dhe Afganistani.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se çështjet ekonomike do të jenë në krye të axhendës së Obamës gjatë vizitës së tij në Kanada.

Sipas të dhënave, Kanadaja është partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara si dhe eksportuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror për në Amerikë.
Pritet që në Kanada të ketë sot një siguri maksimale, me rastin e mbërritjes së presidentit amerikan dhe prandaj do të mbyllen rrugë dhe do të ketë kufizime në lëvizjet ajrore.

Anketat e fundit thonë se 86% e kanadezëve gëzojnë mendim pozitiv për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›